Trendy
ARCHIV - 29.12.2025, USA, Palm Beach: US-Präsident Donald Trump (r) gibt dem israelischen Ministerpräsidenten Benjamin Netanjahu während einer gemeinsamen Pressekonferenz in Mar-a-Lago die Hand. (zu dpa: «Netanjahu trifft Trump - für harte Linie bei Iran-Gesprächen») Foto: Alex Brandon/AP/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Netanyahu pyeti Shtëpinë e Bardhë: A ka kontakte të fshehta SHBA-ja me regjimin iranian?

Para 3 javë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar më herët gjatë kësaj jave sqarime nga White House, pasi u informua se zyrtarë të administratës së Donald Trump mund të kenë qenë në komunikim me regjimin iranian, raportoi Axios.

Sipas publikimit, ndërhyrja e Netanyahut tregon shqetësimin e qeverisë izraelite se Shtetet e Bashkuara mund të synojnë një armëpushim përpara se të arrihen të gjitha objektivat ushtarake të Izraelit.

Dyshime për komunikime të fshehta

Raporti thekson se shërbimet izraelite të inteligjencës kishin marrë informacione që ngrinin dyshime për një formë komunikimi mes Iranit dhe administratës Trump, me qëllim diskutimin e një armëpushimi të mundshëm.

Të hënën, Netanyahu kontaktoi zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë për të pyetur nëse kishin ndodhur bisedime apo shkëmbime mesazhesh të tilla.

“Shtëpia e Bardhë i tha Bibit se administrata Trump nuk po fliste me iranianët pas shpinës së tij”, citohet të ketë thënë një nga burimet.

Një zyrtar amerikan deklaroi se i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe këshilltari e dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, janë në komunikim pothuajse të përditshëm me Netanyahun, me kreun e Mossad-it, David Barnea, si dhe me zyrtarë të tjerë izraelitë. Sipas të njëjtit burim, pavarësisht tensioneve të mëparshme, koordinimi gjatë muajit të fundit ka qenë shumë i ngushtë.

“Ata e dinë që ne nuk po flasim me iranianët”, theksoi zyrtari amerikan.

Mesazhe nga Irani përmes vendeve të Gjiri

Një zyrtar amerikan dhe një burim tjetër me njohuri mbi çështjen thanë se ditët e fundit Irani ka dërguar mesazhe drejt administratës Trump përmes vendeve të Gjirit dhe shteteve të tjera të rajonit, por SHBA-të nuk janë përgjigjur.

“I trajtuam këto mesazhe si marrëzi”, deklaroi zyrtari për Axios.

Ndërkohë, The New York Times raportoi se zyrtarë të Ministrisë së Inteligjencës së Iranit kanë kontaktuar në mënyrë indirekte me CIA përmes shërbimit sekret të një vendi të tretë, duke propozuar diskutime mbi kushtet për përfundimin e konfliktit.

Një zyrtar amerikan deklaroi për gazetarët se as Steve Witkoff dhe as Jared Kushner nuk kanë zhvilluar bisedime me zyrtarë iranianë si Ali Larijani apo Abbas Araghchi që nga nisja e luftës.

Edhe vetë Donald Trump përjashtoi të martën mundësinë e negociatave me regjimin iranian.

“Mbrojtja e tyre ajrore, aviacioni, marina dhe udhëheqja e tyre janë shkatërruar. Ata duan të flasin. U thashë ‘Shumë vonë!’”, shkroi ai në platformën Truth Social.

Trending