Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë në një intervistë se Irani është “shkatërruar për një periudhë 10-vjeçare”.
Irani është “shkatërruar për një periudhë 10-vjeçare përpara se të mund ta rindërtojnë atë”, tha presidenti amerikan për ABC News, transmeton Klankosova.tv.
Pas raundit të sulmeve të qershorit të kaluar në objektet bërthamore të Iranit, Shtëpia e Bardhë kishte thënë se SHBA-ja kishte shkatërruar tre objekte bërthamore iraniane.
“Dëmtime monumentale u shkaktuan në të gjitha vendet bërthamore në Iran, siç tregohet nga imazhet satelitore”, shkroi Trump në Truth Social në vitin 2025, raporton CNN.










