Trendy

Estonezi përdhunon një 14-vjeçar në Shkup, arrestohet dhe dërgohet në paraburgim

Para 8 orë

Policia e Shkupit ka arrestuar 56-vjeçarin T.T., shtetas i Estonisë, i cili dyshohet se ka dhunuar në mënyrë të përsëritur një djalë 14-vjeçar nga Shkupi.

Gjatë kontrollit në banesën ku ai qëndronte në lagjen e Kisella Vodës, njësitë policore për krime të dhunshme dhe delikte seksuale kanë gjetur dhe konfiskuar prova materiale që lidhen drejtpërdrejt me krimin. Ndaj tij është ngritur padi penale për “dhunim të fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç”, dhe me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake, atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Trending