Komuna e Tetovës organizoi një ceremoni solemne për të nderuar mësuesit pensionistë, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre shumëvjeçar në arsim dhe në edukimin e brezave të rinj, transmeton Zhunal.mk.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i komunës, Bilall Kasami, i cili vlerësoi lart rolin dhe përkushtimin e mësuesve ndër vite në ndërtimin e dijes dhe formimin e gjeneratave të reja.
Kasami theksoi se mësuesit kanë qenë shtylla kryesore e dijes në shkolla, duke u transmetuar nxënësve jo vetëm njohuri, por edhe vlera të rëndësishme për jetën.
“Sot në mënyrë solemne me mirënjohje nderuam mësuesit tanë pensionistë për punën e tyre të palodhur ndër vite. Ju keni qenë shtylla e dijes në shkollat tona, duke u dhënë nxënësve jo vetëm njohuritë, por edhe vlera të rëndësishme mbi jetën”, thuhet në njoftimin e Kasamit.
Ai shtoi se kjo ditë shërben për të shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që me përkushtim kanë kontribuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.
Sipas tij, arsimi mbetet themeli i zhvillimit të një qyteti dhe të një shoqërie, duke theksuar se për Komuna e Tetovës shkollat dhe arsimi do të vazhdojnë të jenë një nga prioritetet kryesore në të ardhmen.
https://www.facebook.com/share/18Qinumdgr/?mibextid=wwXIfr





