Në mbledhjen e parë të Këshillit për Zhvillim të Rajonit Planor të Shkupit u diskutuan prioritetet dhe projektet kryesore që pritet të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të rajonit, informon “tetova1”
Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal, Amet Imeri, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe komunave, duke vlerësuar se ky bashkëpunim është thelbësor për realizimin e projekteve zhvillimore.
Sipas tij, vetëm përmes një qasjeje të përbashkët dhe planifikimit strategjik mund të arrihet zhvillim i balancuar dhe i qëndrueshëm i rajonit planor të Shkupit. Në takim u diskutua edhe për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për realizimin e projekteve që do të përmirësojnë infrastrukturën, ekonominë lokale dhe cilësinë e jetës së qytetarëve në këtë rajon. /tetova1.mk/






