Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besart Durmishi, sonte në emisionin “Biznis21” në TV21 deklaroi se çështja e pagës minimale është shndërruar në një arenë politike ditore dhe se çdo rritje eventuale duhet të ketë arsyetim ekonomik.
“Më vjen keq që një temë kaq serioze si paga minimale është bërë arenë e politikës ditore. Ne kemi rreth 30 mijë persona që marrin pagë minimale, nga gjithsej 750 mijë sa kemi në nivel shteti. Nga këta 30 mijë persona, gjysma prej tyre janë njerëz që kanë hapur vetë biznese, përkatësisht kompani si tregtarë individualë dhe kanë edhe të ardhura të tjera”, tha Durmishi.





