Trendy

A do të shpallë Qeveria gjendje krize?! Të hënën priten çmimet e reja të karburanteve

Para 5 orë

Se a do ta shpallë Qeveria gjendje krize në vend të martën, varet nga vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë i cili të hënën do t’i publikojë çmimet e reja të karburanteve. Kryeministri Mickoski deklaroi se menjëherë, të martën në mbledhjen e Qeverisë, do të intervenojnë nëse ka rritje dramatike të çmimit. Ai siguron se ka mjaft naftë dhe derivatet e naftës dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë. Ligjërisht, ekzistojnë masa për të cilat mund të intervenohet, por për t’u miratuar ato duhet të shpallet gjendje krize.

“Çmimi i naftës dhe derivatet e naftës tek ne është shummë më i lirë se ai në vendet fqinje. Le të themi nëse është në Serbi rreth 120 denarë për litër, tek ne është 70 e diçka. E njëjta gjë në mënyrë krahasuese nëse bëhet analizë edhe me Kosovën dhe Shqipërinë. Nëse ka një rritje dramatike të çmimit, natyrisht se ne si qeveri, menjëherë të martën në mbledhjen e rregullt të Qeverisë do të intervenojmë. Kemi disa opsione në dispozicion. A do të ulet akciza, a do të ulet TVSH-ja”, deklaroi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Megjithatë, rezervat e naftës janë për pak më shumë se 60 ditë, ndërsa maksimumi ligjor është 90 ditë, kryeministri pretendon se duke marrë parasysh konsumin ditor, ato janë stabile. Ai konfirmoi se ka pasur informacione për ndalime dhe kufizime për furnizimin me naftë në disa stacione benzine, informoi se inspektimet janë në terren, dhe njoftoi se do të monitorohet edhe puna e marketeve. Konfirmoi gjithashtu se ekziston rrezik nga një goditje e re inflacioni në vend, nëse konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon.

“Që kjo mundësi për inflacion të ri nëse kriza në Gji vazhdon është absolutisht në tryezë dhe ne, sipas zhvillimeve të ngjarjeve, si qeveri reagojmë. Por, ne nuk jemi garniturë politike që dëshiron të fusë frikë tek qytetarët, ne jemi garniturë politike që i parashikojmë sfidat dhe ofrojmë zgjidhje”, u shpreh Hristijan Mickoski – kryeministër.

Ngjarjet në Lindjen e Mesme gjithashtu e tronditën parashikimin global për inflacionin. Ka frikë nga presion i ri mbi çmimet nëse konflikti vazhdon. Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara tashmë regjistroi rritje të çmimit të grurit, vajrave bimore dhe disa llojeve të mishit. Ka rritje edhe tek çmimet e naftës. Dje, bursat u mbyllën me çmim afërsisht 93 dollarë për fuçi. Por, frika është se mund të shkojë edhe mbi 100 dollarë për fuçi.

Trending