Kryetari i Bilall Kasami ka njoftuar se anëtari i Lëvizja BESA, Dafi Muaremi, ka fituar në garën për asambleist në Zürich në zgjedhjet lokale të mbajtura sot, pëcjell tetova1
Kasami përmes një postimi bëri të ditur se Muaremi është aktivist i vyeshëm i Besës dhe koordinator i diasporës së kësaj partie në Zürich, si dhe ish-anëtar i kryesisë.
“Lajme të mira nga Zvicra, ku anëtari i Lëvizjes BESA Dafi Muaremi fitoi në garën për asambleist në Zürich në zgjedhjet e sotme lokale! Dafin e kemi aktivist të vyeshëm në Besë, koordinator të diasporës në Zürich dhe ish-anëtar kryesie. I urojmë rizgjedhjen e merituar si asambleist, me bindjen e plotë se do të ketë një tjetër mandat të suksesshëm në shërbim të qytetarëve të atij vendi!”, ka shkruar Kasami./tetova1.mk










