Trendy

Bashkimi Evropian ka rezerva të mjaftueshme nafte për të përballuar një krizë të mundshme energjetike

Para 2 muaj

Bashkimi Evropian ka rezerva të mjaftueshme nafte për të përballuar një krizë të mundshme energjetike, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të rrisin pasigurinë në tregjet globale të energjisë. Një zëdhënëse e Komisioni Evropian deklaroi se të gjitha vendet anëtare kanë rezerva nafte ose ekuivalente karburanti të mjaftueshme për 85 deri në 90 ditë. Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësja Anna-Kaisa Itkonen theksoi se çdo shtet anëtar është i detyruar të njoftojë Komisionin në rast se vendos të përdorë rezervat strategjike. Sipas saj, deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar për lirimin e tyre.

Ajo shtoi se vende si Hungaria dhe Sllovakia kanë përdorur një pjesë të rezervave të tyre, por jo si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Ndërkohë, disa vende të rajonit tashmë kanë vendosur masa: Kroacia i ka ngrirë çmimet e karburanteve. Dizelin me 1.55 euro dhe 1.5 euro benzinën. Ndërsa Serbia ka ndaluar eksportin e naftës. Çmimi i naftës në bursë ka kaluar mbi 100 dollarë për fuçi.

Trending