Një pjesë e qytetit të Tetovës, si dhe fshatrat Pirok dhe Zherovjan, nesër (10 mars) do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara, përcjell tetova1
Sipas njoftimit, në fshatin Pirok dhe në disa pjesë përreth tij nuk do të ketë rrymë nga ora 08:45 deri në 14:15. Pa furnizim me energji elektrike në të njëjtën periudhë kohore do të jenë edhe disa pjesë të fshatit Zherovjan.
Ndërkohë, në një pjesë të Tetovës, më saktësisht në një pjesë të lagjes Jasht Vardarit, ndërprerja e energjisë elektrike është planifikuar nga ora 09:00 deri në 10:45.
Ndërprerjet bëhen për shkak të kryerjes së ndërhyrjeve teknike dhe punimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i planifikojnë aktivitetet e tyre me kohë./tetova1.mk










