Trendy
Screenshot

Konferenca emergjente e Trump: Shpall fitoren’, por kërkon edhe më shumë

Para 2 javë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi gjatë një fialimi për ligjvënësit republikanë në Miami se lufta me Iranin do të përfundojë “shumë shpejt” dhe se Shtetet e Bashkuara po .marrin kontrollin ushtarak mbi konfliktin.
.”Brenda një jave ata do të na sulmonin 100%. Kishin të gjitha raketat, shumë më shumë se sa kishte menduar kushdo dhe do të sulmonin jo vetëm ne, por të gjithë Lindjen e Mesme dhe Izraelin”, tha Trump, duke shtuar se, nëse Irani do të kishte pasur armë bërthamore, do të kishte përdorur ndaj Izraelit.
Ai theksoi se shumica e raketave dhe dronëve iranianë janë neutralizuar.

“Raketat j anë kryesisht shkatërruar, dronët janë rrëzuar, dhe po godasim vendet ku prodhohen dronët. Njohim të g,jithë objektet dhe po i shkatërrojmë ato”.
Trump pohoi gjithashtu se bashkëpunimi me Izraelin ka qenë vendimtar.

“Së bashku me partnerët tanë izraelitë, po shkatërrojmë armikun dhe po demonstrojmë forcën teknike dhe ushtarake”.
Luftë “shkurtër” dhe fitore e pjesshme
Duke iu referuar operacioneve të SHBA-ve, presidenti foli për një ndërhyrje ushtarake “afatshkurtër” për të eliminuar individë që ai i quajti të “mëdhenj të këqij”.

Ai shtoi se, megjithëse fitoret janë të dukshme, Shtetet e Bashkuara “nuk kanë fituar ende sa duhet” dhe se objektivi mbetet “fitore përfundimtare që do të zhdukte këtë rrezik njëherë e përgjithmonë”.
Trump gjithashtu përmendi vrasjen e komandantit iranian Qasem Soleimani gjatë mandatit të tij të parë, duke theksuar ndikimin e këtij veprimi në zvogëlimin e kapaciteteve ushtarake të Teheranit.

Reagimet dhe mesazhi për liderin e ri iranian

Presidenti permendi gjithashtu pasigurinë rreth udheheqesisë së re iraniane.

“Tani askush nuk ka ide se kush do te jete kryetari i vendit”, duke aluduar në supozimin se Mojtaba Khamenei nuk ka konsoliduar ende autoritetin e tij.

Fjalimi i Trump ishte gjithashtu një mënyrë

për të nxjerrë n pah aftësinë e ushtarake të

SHBA-ve dhe për të treguar mbeshtetjen ndaj zgjerimit të partneritetit me Izraelin, ndërsa synon të getesojë opinionin publik për rritjen eçmimeve të karburanteve dhe sigurinë

globale.

Në perfundim, Trump e pershkroi situatën si”n perfundim të shpejte” dhe garantoi se ndërhyrja amerikane do të çojë në një botë më të sigurt pas neutralizimit të kërcënimeve nga Irani.

Trending