Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë shënjestër në Lindjen e Mesme, pas dyshimeve se SHBA-ja dhe Izraeli shënjestruan një nga bankat në vend.
“Me këtë akt të paligjshëm dhe jokonvencional në luftë, armiku na ka dhënë dritën jeshile për të shënjestruar qendrat ekonomike dhe bankat që i përkasin SHBA-së dhe regjimit sionist në rajon,” ka thënë një zëdhënës.
Ai ka paralajmëruar se amerikanët duhet të presin një veprim të dhimbshëm dhe hakmarrës nga ana e Iranit. Po ashtu, zëdhënësi ka këshilluar qytetarët në rajon të qëndrojnë larg bankave brenda një rrezeje prej një kilometri.
Ky paralajmërim vjen pak momente pasi presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, theksoi se regjimi po shënjestronte vetëm bazat e përdorura nga Izraeli dhe SHBA-ja për të nisur sulme në territorin iranian.










