Më 11 mars 2026, në rrugën “Von Vardarska” në Tetovë ka shpërthyer zjarr në një shtëpi. Zjarri është lokalizuar, por brenda është gjetur një person i vdekur. Autoritetet po hetojnë rastin.
“Më 11.03.2026 në orën 08:56, në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë është raportuar nga Njësia Territoriale e Mbrojtjes nga Zjarri – Tetovë se në rrugën “Von Vardarska” në Tetovë ka shpërthyer zjarr në një shtëpi.
Zjarri është lokalizuar, pas çka është vërejtur se brenda gjendej një person i vdekur. Po merren masa për hetimin dhe zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.









