Një veturë ka rënë aksidentalisht në hapësirën ku kanë filluar punimet për ndërtimin e objektit të ri komunal në Tetovë.
Sipas informacioneve të para, automjeti ka përfunduar brenda zonës së punimeve, e cila është e hapur për ndërtim.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rrethanat e sakta të incidentit pritet të sqarohen pas hetimeve të mëtejshme.
Nga vendi i ngjarjes janë publikuar edhe fotografi që tregojnë momentin kur vetura ndodhet brenda hapësirës së punimeve./tema-mk.comtema-mk.com










