Trendy

Nesër disa pjesë të Tetovës do të mbeten pa rrymë

Para 2 javë

Për shkak të ndërhyrjeve teknike të planifikuara në rrjetin elektrodistribuiv, nesër disa pjesë të Tetovës dhe zonat përreth do të mbeten pa energji elektrike në periudha të caktuara kohore, përcjell tetova1

Sipas njoftimit, më 12 mars, pa rrymë nga ora 09:00 deri në 12:00 do të jenë disa pjesë të lagjes Dardania (Derëboj), përkatësisht objektet pranë Xhamisë së Re, si dhe zona afër KEC Tetovë drejt Çeljan Komercit. Në të njëjtën periudhë pa energji elektrike do të jetë edhe objekti i KEC Tetovë bashkë me objektet përreth.

Ndërprerje e planifikuar e energjisë nga 09:00 deri në 14:00 do të ketë edhe në një pjesë të qytetit, konkretisht në objektet që ndodhen në bllokun 70, përballë fabrikës EDTCO-së së vjetër.

Pa rrymë do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Llarcë, në periudhën nga 09:15 deri në 14:00.

Nga institucionet përgjegjëse apelojnë që qytetarët t’i planifikojnë me kohë aktivitetet e tyre gjatë kohës sa zgjasin ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike./tetova1.mk

Trending