Trendy

Durmishi: Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ta mbrojë kushtetutën dhe të mos futet në politika ditore

Para 3 orë

Ministri i VLEN-it, Besar Durmishi, në intervistën e lajmeve në Alsat M, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në mesazhet për Safe Cityn.

Durmishi e porositi Konstadinovskin të mos merret me politikë ditore, por ta mbrojë Kushtetutën, ndërsa kujtoi se përdorimi i gjuhës shqipe është garantuar me Kushtetutë.

“Përveç gjuhës maqedonase, sipas kushtetutës gjuhë zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin të paktën 20% e qytetarëve, pra gjuha shqipe. Prandaj as kryetari i gjykatës kushtetuese dhe askush tjetër nuk mund ta mohojë këtë të drejtë, as ta interpretojë kushtetutën ashtu siç dëshiron ai. Ne do të bëjmë betejën tonë brenda Qeverisë, brenda Ministrisë së Brendshme”, tha Durmishi.

Trending