Më 11.03.2026 në ora 22:10 në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçar nga fshati Pirok, rajoni i Tetovës.
Gjatë kontrollit në komunikacion në rrugën rajonale Gradec-Gostivar, policia ka ndaluar një automjet “Golf” me targa të Tetovës që drejtohej nga ai dhe është konstatuar se është i mitur dhe pa patentë shofer.
Me urdhër të prokurorit publik, ai është ndaluar, ndërsa automjeti është konfiskuar.










