Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka dërguar letër urimi me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një komunikate për media, Presidenca njofton se në letrën që presidentja, Vjosa Osmani, pranoi nga Erdogan, thuhet se marrëdhëniet e shumëanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, do të vazhdojnë të zhvillohen.
“Kam besim të plotë se marrëdhëniet e shumëanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, të cilat e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet historike, ekonomike, humanitare dhe kulturore, do të vazhdojnë të zhvillohen. Marrja e Komandës së KFOR-it këtë vit është një tregues konkret i rëndësisë që i kushtojmë stabilitetit si në Kosovë ashtu edhe në rajon dhe përpjekjeve tona në këtë kontekst“, tha Erdogan në telegramin e tij.