Trendy

Irani paraqet tri kushte për përfundimin e luftës

Para 2 orë

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka paraqitur tri kushte për përfundimin e luftës, duke kërkuar njohjen e të drejtave legjitime të Iranit, pagesën e dëmshpërblimeve dhe garanci të forta ndërkombëtare kundër agresioneve të ardhshme.

Ai theksoi se këto janë kushtet kryesore për t’i dhënë fund konfliktit, në deklaratën e tij të parë publike me kërkesa konkrete.

Ndërkohë, tensionet mbeten të larta pasi SHBA publikoi pamje nga sulmet ndaj avionëve ushtarakë iranianë në një aeroport në Kerman, duke theksuar se operacionet synojnë dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Iranit.

Trending