Trendy

Ra nga ballkoni, ndërron jetë 20-vjeçarja shqiptare në Itali

Para 3 orë

Një vajzë 20-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën disa ditë pas gjendjes kritike në spital, për shkak se ra nga ballkoni i banesës së saj.

Viktima, e identifikuar si Anxhela Byku, u rrëzua të martën nga ballkoni i banesës së saj në Piacenza, ku ajo jetonte me bashkëshortin e saj. Ajo u transportua menjëherë në gjendje shumë të rëndë në spitalin e Piacenzës, ku u shtrua në repartin e terapisë intensive.

Megjithatë, për shkak të plagëve shumë të rënda të marra nga rënia nga lartësia, 20-vjeçarja ndërroi jetë në mbrëmjen e së enjtes, më 12 mars.

Autoritetet italiane kanë nisur hetime për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Karabinierët e njësisë hetimore po përpiqen të rindërtojnë çdo detaj të asaj që ka ndodhur.

Trending