Trendy

Nënkryetari i Tetovës: Bulevardi “Blagoja Toska – Drenovec” drejt përfundimit..

Para 3 orë

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka njoftuar se punimet për ndërtimin e bulevardit “Blagoja Toska – Drenovec” në Tetovë po avancojnë dhe janë drejt përfundimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qamili theksoi se ky projekt është një kërkesë e kahershme e qytetarëve dhe se tashmë po merr formën e pritur prej dekadash.

“Një tjetër premtim që po e shndërrojmë në realitet. Punët po shkojnë drejt përfundimit, duke sjellë infrastrukturë më të mirë dhe lidhje më të lehtë për banorët”, ka shkruar ai.

Ai shtoi gjithashtu se ky projekt ishte lënë për një kohë të gjatë pa zgjidhje, ndërsa tani po përmbyllet siç duhet. Ndërtimi i bulevardit pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen infrastrukturore në këtë pjesë të qytetit.

Trending