Trendy

Vjehrri 91-vjeçar godet dhëndrin 69-vjeçar, të dy përfundojnë në spital

Para 3 orë

Një konflikt mes familjarësh është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 91-vjeçar dyshohet se ka goditur me sende të forta dhëndrin e tij.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, shtetasi me inicialet M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur në kokë me sende të forta dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç.

Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal i Durrësit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij incidenti.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç.

Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Trending