Trendy

Libertas: Grubi është i gatshëm ta tradhtojë Ahmetin, të bëhet dëshmitar dhe t’i ndryshohet identiteti

Para 3 orë

Ish-kryeshefi në MPB, Ljubomir Gjureski, në emisionin “Pretres me Landov” deklaroi se ekziston mundësia që ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi të përdoret si dëshmitar i mbrojtur. Sipas tij, Grubi mund të jetë i gatshëm të dëshmojë edhe kundër Ali Ahmetit, përcjellë tetova1.

Në bisedë, Gjureski tha se nuk do të habitej nëse Grubi vendos të bashkëpunojë me organet hetuese. “Çështja është nëse ai mund të përdoret si dëshmitar i mbrojtur”, deklaroi Gjureski, duke shtuar se personalisht pret një skenar të tillë.

Sipas tij, Artan Grubi mund të jetë i gatshëm “ta hapë shpirtin” dhe të zbulojë informacione të rëndësishme, gjë që mund të çojë në heqjen e tij nga lista e zezë dhe eventualisht në marrjen e statusit të dëshmitarit të mbrojtur. Ljubomir Gjureski theksoi gjithashtu se në opinion prej kohësh kanë ekzistuar dyshime se Grubi ka qenë në interes të shërbimeve të huaja të inteligjencës, duke i lidhur këto dyshime edhe me hetimet rreth projektit “Bechtel & Enka”. Ai madje nuk e përjashtoi mundësinë që, nëse ndodh një skenar i tillë, Grubi të përfshihet në program për mbrojtjen e dëshmitarëve, madje edhe me ndryshim identiteti./Libertas.mk

Trending