Trendy

Trump humb durimin, Grenell shkarkohet nga posti i drejtorit të “John F. Kennedy Center”

Para 3 orë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se Richard “Ric” Grenell do të dorëhiqet nga posti i drejtorit të “John F. Kennedy Center for the Performing Arts” në Uashington, D.C., një rol që ai e mbajti që nga emërimi në muajin shkurt të vitit 2025.

Grenell u emërua nga Trump dhe gjatë mandatit të tij qëndroi në qendër të një periudhe mjaft të diskutueshme për qendrën kombëtare të artit.

Trump tha në një postim në rrjetet sociale se Matt Floca, nënkryetari për operacionet e objektit, do të zëvendësojë Grenell si drejtor ekzekutiv dhe shef i operacioneve. Ky ndryshim pritet të formalizohet në një mbledhje të bordit të drejtorëve që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë.

Largimi i Grenell ndodh ndërsa Kennedy Center përgatitet për një mbyllje dyvjeçare për rinovime, pas një periudhe kur qendra u riorganizua nga Trump dhe emri i tij u shtua në fasadën e ndërtesës – një vendim që shkaktoi reagime të forta dhe anulime të performancave nga artistë të njohur.

Trump e falënderoi Grenell për punën gjatë periudhës së tranzicionit, ndërsa kritikat kryesore për mandatet e tij lidhen me aspektet politike të menaxhimit të qendrës dhe reagimet e komunitetit artistik.

Mandati i tij si ushtrues detyre i drejtorit të “Kennedy Center” ka qenë i shoqëruar me turbulenca: anulime të shumta të performancave të rëndësishme, protesta, rënie të shitjes së biletave dhe vështirësi financiare, ndërsa ai përpiqej të zbatonte vizionin e presidentit për këtë institucion artistik.

Trending