Një 15-vjeçar nga fshati Xhepçishtë, në rajonin e Tetova, është privuar nga liria pasi dyshohet se ka dërguar kërcënime për vendosje bombe dhe sulm në një shkollë të mesme në Tetovë.
Sipas policisë, dje (13.03.2026) rreth orës 13:55, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, duke vepruar me urdhër gjykate, kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe objektet ndihmëse te B.M. (44) në Xhepçishtë.
Gjatë kontrollit janë gjetur sende për të cilat dyshohet se mund të lidhen me vepër penale. Në kontroll kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale Tetovë.
Në lidhje me rastin, është arrestuar djali i tij 15-vjeçar, pasi dyshohet se ka dërguar kërcënime për vendosjen e një mjeti shpërthyes dhe për kryerjen e një sulmi në një shkollë të mesme në Tetovë.
Pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Trending










