Mbrëmë (13.03.2026), rreth orës 21:00, në zonën e Shkupit, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti të Paligjshme pranë SPB Shkup kanë arrestuar personin T.B. (43) nga Shkupi.
Pas informacioneve operative të marra paraprakisht, është vepruar sipas urdhrit për kontroll në shtëpinë e tij në zonën e komunës së Aerodromit, ku janë gjetur dy kavanoza me kokainë dhe një peshore digjitale, si dhe një pjesë e lëndës narkotike e paketuar në qese të vogla, e përgatitur për shitje me pakicë.
Personi është ndaluar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi penale sipas nenit 215 të Kodit Penal – “Prodhimi dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.










