Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, në bashkëpunim me Bashkësinë Lokale të Dobroshtit, ka nisur pastrimin e deponisë dhe vendosjen e rregullit në funksionimin e saj. Ai thekson se një mjedis më i pastër është përgjegjësi e përbashkët dhe një detyrim ndaj gjeneratave që do të vijnë.
“Në bashkëpunim me Bashkësinë Lokale Dobrosht, po pastrojmë deponinë dhe po vendosim rregull në funksionimin e saj, sepse një mjedis më i pastër është përgjegjësi e përbashkët dhe detyrim ndaj gjeneratave që vijnë.”, shkruan Memishi.










