Trendy

MPB: Kallëzime për dhunë familjare në disa qytete!

Para 3 orë

Në territorin e shtetit janë evidentuar gjithsej 11 kallëzime për dhunë familjare, me ç’rast gjashtë persona janë privuar nga liria, ndërsa me dy persona është zhvilluar bisedë zyrtare.

Siç kumtoi MPB-ja, sot në orën 02:00, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria O.I. (39) nga R. e Serbisë me vendbanim në Kumanovë, për shkak se fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 31-vjeçare dhe e kishte kërcënuar me një send të mprehtë. Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

“Më 14.03.2026 në orën 01:05, në SPB Ohër janë privuar nga liria T.Gj. (51) dhe bashkëshortja e tij jashtëmartesore M.H. (47), të dy nga Ohri. Në shtëpinë e tyre familjare ka ndodhur një debat verbal me sulme të ndërsjella fizike kohë pas kohe, pas çka M.H. fizikisht e ka sulmuar B.Gj. (73) nga Ohri. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, SPB Ohër do të paraqesë kallëzime përkatëse”, thuhet në kumtesë.

Më 12.03.2026 në orën 20:00 në SPB Ohër është denoncuar se K.V. (38) nga Ohri, në shtëpinë familjare ka qenë agresiv ndaj anëtarëve të familjes, ka hedhur sende dhe ka thyer xhamin e derës, me ç’rast ka pësuar edhe lëndime. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

Më 13.03.2026 në orën 14:10, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria G.P. (64) nga Gostivari, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm të bashkëshortes së tij 60-vjeçare se ishte sjellë në mënyrë agresive dhe i kishte bërë kërcënime me jetë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.

Më 13.03.2026 në orën 21:37 në SPB Shkup, një grua 32-vjeçare ka denoncuar se në shtëpinë e saj në zonën e Kisella Vodës ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor D.B., me të cilin ishin të ndarë, me ç’rast i ishte dëmtuar edhe telefoni celular. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 14.03.2026 në orën 03:20, në zonën e komunës Aerodrom në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria K.N. (19) nga Shkupi, sipas denoncimit të mëparshëm të nënës së tij 44-vjeçare se më 13.03.2026 në shtëpi i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

Më 14.03.2026 në orën 02:30 në SPB Shkup, një grua 49-vjeçare ka denoncuar se më 13.03.2026 në një servis automekanik në automjetin e saj është gjetur një pajisje për gjurmim, që ka vënë në dukje se me shumë gjasë e kishte vendosur bashkëshorti i saj A.S., me të cilin ishte në proces shkurorëzimi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 13.03.2026 në orën 14:30, në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria një 44-vjeçar nga Velesi, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se në shtëpi fizikisht e kishte sulmuar partneren e tij 45-vjeçare. Gjatë ndërmarrjes së masave tek ai janë matur 0.55 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacion policor, për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.

Më 13.03.2026 në ora 15:30 në SPB Shkup, një grua 41-vjeçare ka denoncuar se në një institucion shëndetësor në zonën e Qendrës, ish-bashkëshorti i saj I.P. (43) nga Shkupi ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Më 13.03.2026 në ora 23:00 në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me D.G. (67) nga Shkupi, sipas denoncimit të mëparshëm të bashkëshortes së tij 61-vjeçare, me të cilën ishte në proces shkurorëzimi, se e kishte keqtrajtuar dhe i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse.

Po atë ditë në orën 21:00 në Stacionin Policor Kisella Vodë, nëpunës policorë kanë zhvilluar bisedë zyrtare edhe me D.J. (61) nga rajoni i Shkupit, sipas denoncimit të nënës së tij 85-vjeçare se e kishte keqtrajtuar dhe i kishte bërë kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresë përkatëse

Trending