Trendy

Aksion policor në Karposh të Shkupit, arrestohen gjashtë persona!

Para 2 orë

Gjashtë persona janë arrestuar gjatë një aksioni policor të zhvilluar gjatë natës mes 13 dhe 14 marsit në zonën e Karposhit në Shkup, ku janë sekuestruar edhe substanca të dyshuara narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, aksioni është realizuar nga Njësia për Luftimin e Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup, në afërsi të një qendre sportive në këtë zonë. Gjatë kontrollit policor janë verifikuar identitetet dhe janë kontrolluar gjithsej 33 persona.

Në kuadër të operacionit janë privuar nga liria gjashtë persona: L.P. (42), S.N. (45), L.A. (43) dhe I.C. (37) nga Shkupi, M.S. (33) nga Negotina dhe E.L. (21) nga Republika e Shqipërisë.

Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar substanca të ndryshme narkotike, përfshirë një material pluhur të bardhë, një substancë në formë gungash, marihuanë si dhe një material tjetër pluhuror.

Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë kallëzimet përkatëse ndaj personave të përfshirë.

Trending