So në një ceremoni festive ish kryekomandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmeti qëndroi në fshatin Sellcë të komunës së Tetovës, ku u shënua 25 vjetori i fillimit të luftës së UÇK-së duke e kthyer atë në “Pranverë Dinjiteti”. Ish komandanti Ahmeti në një postim të tij shkruan se “çdo mars ne kujtojmë Pranverën e Dinjitetit, kur nga Malësia e Sharrit lëshuam një kushtrim të fuqishëm lirie; jehuan krismat lajmëtare të pranverës së dinjitetit kombëtar nga ana e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Si çdo fillim pranvere, edhe sot Kalaja e Sellcës na bëri bashkë me familjarët e dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës, për të reflektuar mbi çiltërsinë e kauzës sonë kombëtare, për të nderuar në vendprehjet e tyre të gjithë ata bij e bija që, me gjakun e tyre, ujitën rrënjët e përjetësisë së kombit dhe për të përkujtuar amanetin e tyre për mbrojtjen e idealeve kombëtare” përcjellë Top24
Trending










