15-vjeçari në Gjermani pa patentë vjedh autobusin urban për të çuar të dashurën në shkollë..policia gojëhapur
Në Wiesbaden, një 15-vjeçar vodhi një autobus të transportit urban të qytetit duke përdorur një çelës master. I riu drejtoi autobusin rreth 150 kilometra deri tek e dashura e tij në Karlsruhe.
Ku është autobusi? Kjo ishte pyetja që shtruan punonjësit e kompanisë në lagjen Mainz-Kastel të Wiesbaden të premten në mëngjes. Fillimisht menduan, se një shofer autobusi do kishte marrë autobusin e gabuar. Kur autobusi nuk u kthyer deri në mesditë, kuptuan, se autobusi ishte vjedhur.
Përgjigja erdhi pak më vonë: një 15-vjeçar nga Mainz në landin Rheinland-Pfalz, i cili nuk u kap nga policia diku afër, por rreth 150 kilometra larg, në Karlsruhe, Baden-Württemberg. Adoleshenti kishte marrë të dashurën e tij 14-vjeçare për ta çuar në shkollë me autobus. Policia kontaktoi prindërit e adoleshentit rebel që e morën djalin pastaj në shtëpi. Ajo që iu duk 15-vjeçarit si aventurë romantike ka pasoja, ndaj tij ngrihet akuza për vjedhje objekti dhe drejtim pa patentë.
Autobusi iu kthye i padëmtuar një përfaqësuesi të kompanisë. Ajo që duhet sqaruar është se si 15-vjeçari arriti të merrte çelësin master dhe të ishte në gjendje ta “hapte autobusin pa përdorur dhunë”.
Burimi: hessenschau










