Trendy

Imeri Stafai: Rrugët në Gostivar po asfaltohen falë projekteve të financuara nga qeveria

Para 2 javë

Deputetja nga koalicioni VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar përmes një postimi lidhur me asfaltimin e rrugëve në Gostivar nga ana e komunës së Goativarit, përcjell tetova1

Stafai thekson se punimet po realizohen falë projekteve të financuara nga qeveria dhe jo nga buxheti i komunës.

Sipas Imeri- Stafait, nëse qytetarët do të prisnin vetëm investimet nga buxheti komunal, rrugët do të mbeteshin për një kohë të gjatë pa asfalt.

Postimi i plotë:

“Po ta prisnim komunën dhe buxhetin e tyre, qytetarët edhe edhe gjate nuk do te shihnin asfalt.
Rrugët po asfalltohen falë projekteve te finansuara nga qeveria.
Komuna me buxhetin e saj, le te vazhdojë te paguaj ushtarë partiak që rijne në shtëpi e marrin rroga!”, perfundon Imeri./tetova1.mk

Screenshot

Trending