Trendy

Dramë në Tetovë: 26-vjeçarit i bllokohet rruga nga disa persona!

Para 3 orë

Më datë 14.03.2026 në ora 20:30 në SPB Tetovë, personi Xh.V. (26) nga Tetova ka denoncuar se në rrugën lokale që lidh Tetovën me fshatin Bërvenicë, derisa po drejtonte automjetin e tij të tipit „Golf“ me targa të Tetovës, është tejkaluar dhe i është bllokuar rruga nga një automjet tjetër.

Sipas denoncimit, nga automjeti bllokues kanë dalë disa persona të cilët me sende të forta kanë dëmtuar automjetin e tij, ndërsa të njëjtit kanë poseduar edhe armë.

Trending