Trendy

Arrestohen tre persona në Tetovë pas kontrollit në një autoservis!

Para 3 orë

Më 14.03.2026, rreth orës 11:45 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, me urdhër gjykate, kanë kryer kontroll në një punëtori automobilistike në pronësi të B.I. (35) nga Tetova.
Gjatë kontrollit janë gjetur sende për të cilat ekziston dyshimi se rrjedhin nga vepër penale. Janë privuar nga liria B.I. (35) nga Tetova, D.A. (27) nga fshati Reçicë e Vogël dhe S.R. (30) nga fshati Pallçisht i Poshtëm.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Paraprakisht, në SPB Tetovë ishte raportuar se gjatë natës mes 12 dhe 13 marsit 2026 në Tetovë ishte djegur një automjet i tipit “Volkswagen Touareg”.

Trending