Trendy

Rikthehet dimri, bie 1 metër borë në Bosnje

Para 5 orë

I ftohti ka përfshirë rajonin e Ballkanit, ndërsa në disa zona të Bosnjës është raportuar për reshje të dendura bore që kanë arritur deri në rreth 1 metër.
Sipas mediave lokale, temperaturat kanë rënë ndjeshëm dhe reshjet e shumta të borës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa rrugë, sidomos në zonat malore. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë lëvizjes dhe të përdorin pajisje dimërore në automjete.

Trending