Trendy

Fitore me shumë peshë e Muriqit me Mallorcan!

Para 1 orë

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk arriti të realizoj gol të dielën pasdite. Por Muriqi me Mallorcan arritën fitore me shumë peshë në La Liga të Spanjës.

Mallorca në shtëpi e mposhti Espanyolin me rezultat 2:1, në kuadër të javës së 28-të të elitës së futbollit spanjoll.

Mallorca ishte duke humbur 1:0. Golin për mysafirët e shënoi Charles Pickel në minutën e 36-të. Por Pickel në minutën e 54-t la ekipin e tij me një lojtar më pak në fushë. Ai u ndëshkua me karton të kuq. Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi Mallorca që shënoi golin e barazimit në minutën e 65-të.
Për rezultatin 1:1 realizoi Pablo Torre.

Golin e fitores për Mallorcan e shënoi Samu Costa në minutën e 88-të.
Me Fitore, Mallorca është ngritur në vendin e 16-të me 28 pikë.

 

Trending