Trendy

Aksioni i policisë, shqiptohen 1198 gjoba dhe konfiskohen 13 automjete

Para 2 orë

Gjatë fundjavës së kaluar (14–15.03.2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta në trafik, të cilat i realizojnë nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 1198 urdhërpagesa të dhëna, 465 shkelje kishin të bëjnë me shoferët të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.

Për drejtim të pakujdesshëm të automjetit janë privuar nga liria 42 persona, prej të cilëve tetë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 20 për vozitje pa patentë shoferi, ndërsa një për shkak të ndalimit të shqiptuar më parë për drejtimin e automjetit.

Në po këtë periudhë janë konfiskuar 13 automjete në bazë të nenit 300-b të Kodit Penal.

Më tej, sipas pasqyrës statistikore të veprimtarive policore, gjatë fundjavës së kaluar janë evidentuar 173 shkelje për parkim të parregullt, si dhe 40 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, janë sanksionuar 59 drejtues të motoçikletave për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, ndërsa janë sanksionuar edhe 31 këmbësorë. Gjithashtu janë sanksionuar 112 pjesëmarrës në trafik që nuk kanë përdorur rripin e sigurisë.

Sipas Ligjit për automjetet, 20 automjete janë mënjanuar nga qarkullimi për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa katër për shkak të parregullësive teknike.

Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Trending