Trendy

E-Qeveria, të fundit në rajon dhe Evropë!

Para 22 minuta

Certifikata, formularë apo pagesa të ndryshme… janë disa nga shërbimet që mund të merren pa prezencë fizike në institucionet shtetërore dhe përdoren nga gjithsej 32 për qind e qytetarëve (16-74 vjeç), ose vetëm një e treta e popullsisë. Kjo përqindje e qytetarëve që marrin shërbime elektronike është shumë larg mesatares së Bashkimit Evropian prej 72 për qind, por edhe vendeve të rajonit për ndërveprimin me autoritetet publike online,

Shkup, 16 mars – Vëllimi i ulët i shërbimeve në formë elektronike të qeverisë e rendit Maqedoninë të fundit në rajon. Certifikata, formularë apo pagesa të ndryshme… janë disa nga shërbimet që mund të merren pa prezencë fizike në institucionet shtetërore dhe përdoren nga gjithsej 32 për qind e qytetarëve (16-74 vjeç), ose vetëm një e treta e popullsisë. Pjesa më e madhe e këtij grupi gjatë vitit të kaluar e ka përdorur shërbimin online për të shkarkuar dhe printuar dokumente zyrtare, si edhe aplikim për certifikata, apo për t’u regjistruar. Sipas një hulumtimi nga Zyra Evropiane e Statistikave (Eurostat), përqindja e qytetarëve që marrin shërbime elektronike është shumë larg mesatares së Bashkimit Evropian prej 72 për qind, por edhe vendeve të rajonit për ndërveprimin me autoritetet publike online.

Shqipëria është e para në rajon (74 për qind) Serbia (64.2 për qind), Kosova (59.3 për qind), Mali i Zi (52.4 për qind), si edhe Bosnjë Hercegovina (38 për qind). Sipas Eurostat, në vitin 2025, 72 për qind e qytetarëve të BE-së ndërvepruan me autoritetet publike në mënyrë online gjatë 12 muajve të mëparshëm. Përdorimi më i lartë u regjistrua në Danimarkë (98 për qind), Holandë, Finlandë dhe Suedi (të gjitha 96 për qind).

Përdorimi i identitetit elektronik (eID) ndryshon ndjeshëm brenda BE-së, më shumë se gjysma e qytetarëve e përdorin për të aksesuar shërbime publike. Në disa vende nordike dhe të Evropës Veriore përdorimi është shumë i lartë – mbi 90 për qind në Danimarkë, Finlandë, Holandë, Suedi dhe Estoni – ndërsa në vende të tjera mbetet shumë i ulët, 15 për qind ose më pak në Gjermani, Sllovaki, Bullgari dhe Rumani. “Përdorimi më i zakonshëm i shërbimeve të qeverisjes elektronike ishte marrja e informacionit në lidhje me shërbimet, përfitimet, ligjet, oraret e punës…..(44.2 për qind). Qasja në informacionin personal ishte aktiviteti i dytë më i zakonshëm (41.3 për qind) dhe dorëzimi i deklaratave tatimore zuri vendin e tretë (38.2 për qind). Njerëzit në BE gjithashtu përdorën shërbimet e qeverisjes elektronike për të caktuar një takim ose një rezervim (38.1 për qind), për të shkarkuar ose printuar formularë zyrtarë (36.7 për qind), për të marrë komunikime ose dokumente zyrtare (36.6 për qind), për të kërkuar dokumente ose certifikata zyrtare (20.8 për qind), për të hyrë në bazat e të dhënave ose regjistrat publikë (20.7 për qind), për të kërkuar përfitime ose të drejta (18.1 për qind) ose për të bërë kërkesa, pretendime ose ankesa të tjera (5.7 për qind)”, thuhet në raportin e Eurostat.

Në vitin 2025, 61 për qind e personave të moshës 35–44 vjeç në BE përdorën identitetin elektronik, ndërsa mes individëve 65–74 vjeç kjo përqindje ishte vetëm 36 për qind. (koha.mk)

Trending