Policia e Kilkisit ka arrestuar një person i cili u kap duke drejtuar një motoçikletë me shpejtësi 223 kilometra në orë, në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 110 km/h, njoftuan nga Drejtoria Rajonale e Policisë në veri të Greqisë. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një shtetas të Maqedonisë, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas të njëjtave informacione, 49-vjeçari nga Maqedonia u ndalua në autostradën Selanik–Evzoni, pra në rrugën që çon drejt pikës kufitare me vendin tonë për dalje nga Greqia, ku ai po lëvizte me shpejtësi dyfish më të lartë se ajo e lejuar.
Televizioni shtetëror ERT raportoi se të arrestuarit i janë marrë patentë shoferi dhe targat e mjetit, i është shqiptuar një gjobë prej 700 eurosh, ndërsa sot pritet të dalë para gjykatësit kompetent.
Nga Drejtoria e Përgjithshme Rajonale e Policisë në rajonin e Maqedonisë Qendrore në Greqi publikuan në rrjetet sociale fotografi si nga radari që regjistroi shpejtësinë, ashtu edhe nga motoçikleta e të arrestuarit.










