Trendy

Sirena bien në Izraelin qendror ndërsa Irani nis një breshëri të re raketash!

Para 2 orë

Izraeli raportoi një breshëri të dytë raketash nga Irani të martën, ndërsa konflikti i armatosur rajonal vazhdoi të përshkallëzohet, transmeton Anadolu.

Sipas mediave lokale, e përditshmja izraelite “Yedioth Ahronoth” tha se sirenat u dëgjuan në Izraelin qendror për shkak të një “breshërie të kufizuar” nga Irani, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Televizioni izraelit Channel 12 tha se pas lëshimit të raketave, sirenat u dëgjuan në zonën e Kudsit, Bllokun Dan dhe Samaria. Nuk ka ende informacion në lidhje me lëndime ose dëme të mundshme.

Sulmi i ri erdhi menjëherë pasi media izraelite raportoi një breshëri raketash nga Irani pas pretendimeve izraelite për vrasjen e zyrtarit të lartë të sigurisë iraniane Ali Larijani në një sulm ajror gjatë natës.

Izraeli dhe SHBA-ja kanë vazhduar një ofensivë të përbashkët ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë deri më tani rreth 1.300 njerëz, përfshirë Udhëheqësin Suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.

Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë ndërsa kanë prishur tregjet globale dhe aviacionin.

Trending