Konkursi për 155 të punësuarit në spitalin klinik të Tetovës ende nuk është mbyllur, pasi që ka pasur ankesa në shkallën e dytë nga kandidatë të tjerë. Sipas drejtorit të spitalit një pjesë e tyre është pranuar në punë, ndërsa pjesa tjetër pret vendimin përfundimtarë.
“Për konkursin 155 të punësuar në spitalin klinik të Tetovës në vendimin i kemi dhënë dhe presin dhe përfundimin e procedurave ligjore që të jepen edhe vendimet. Ashtu siç në dhjetor kemi dhënë 28 vendime pune për specializantët për në spitalin klinik të Tetovës të cilët tash më japin kontributin e tyre në këtë spital , ditën e hënë kemi dhënë edhe për dhjetë të punësuar në spitalin klinik të Tetovës në të cilën ka pasur ankesa por ankesat kanë qenë të pa baza”, tha Erzen Elezi – drejtor i Spitalit Klinik – Tetovë.
“Jo nuk kemi konkurs të ri. E kemi konkursin e njëjtë dhe vazhdon konkursi njëjtë. Kështu që realizimi besoj se për një muaj maksimum do të jetë i kryer”, shtoi Erzen Elezi – drejtor i Spitalit Klinik – Tetovë
“Pjesa e parë mbaroi me sukses. E dini për shkaka të zgjedhjeve lokale u ndalën dhe pas zgjedhjeve filluan aty ku ishin ndalur. Drejtori këtë pjesë e mbylli me sukses dhe tash më mjekët dhe motrat medicinale janë pjesë e infrastrukturës shëndetësore në Tetovë dhe procedura e thirrjes së dytë është në proces dhe uroj që gjithashtu është në proces”, deklaroi Azir Aliu – ministër i Shëndetësisë.
Sipas drejtorit, janë të nevojshme punësime të reja në spitalin e Tetovës dhe ata kanë bërë kërkesë në planin vjetor që u është miratuar. Ai shtoi se nevoja për kuadër është e madhe pasi që 10 vitet e fundit në spitalin e Tetovës nuk janë dhënë vendime.









