Trendy

A mund të ulet me Arben Fetain? Ja çka thotë Arben Taravari

Para 1 orë

Në një intervistë të dhënë për Ora 24 TV, Arben Taravari komentoi marrëdhëniet e tij me Arben Fetai dhe situatën politike në Shkup. Ai theksoi se, megjithëse ka pasur miqësi të hershme me Fetain, nuk beson se ky i fundit do të tejkalojë kufijtë për të u ulur dhe biseduar me të:

“Zoti Fetai mendoj se nuk do ta tejkalojë veten që të ulet me mua. Unë e kam thënë edhe për Ziadinin dhe për Arben Fetain, i kam pasur miq të dy. Bile kur jemi ndarë, i kam thënë se do ta bëjnë atë që u munduan ta bëjnë me mua.”

Ai gjithashtu komentoi situatën politike mes partive:

“Tash është momenti kur Arben Fetain ata e kanë hedh. Beteja tani është mes LD-së dhe Besës, ku Besa praktikisht dominon ndaj LD-së. LD-ja ka mbetur me një pjesë të Shkupit për të dominuar, kurse Besa nxjerr numër më të madh deputetësh.”

Trending