Trendy

Shkupjani godet vajzën e tij me mjet të fortë, më pas e rreh edhe gruan

Para 4 orë

Një burrë nga Shkupi u arrestua të martën pasi u raportua se kishte sulmuar vajzën e tij me një objekt të fortë dhe më pas gruan e tij e cila u përpoq ta mbronte atë.  “Më 17 mars 2026, në orën 22:10 në Stacionin Policor Kisella Voda, oficerë policie të SPB Shkup e privuan nga liria M.A. (49) nga rajoni i Shkupit, duke vepruar në bazë të një kallëzimi të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 47-vjeçare se më 15 mars 2026, ai e ka sulmuar vajzën e tyre të mitur me një send të fortë në shtëpinë familjare, dhe kur ajo është përpjekur ta mbrojë, ai e ka sulmuar edhe fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë një raport përkatës”, tha policia.

Trending