Trendy

Shpërndahen dhurata në çerdhet e Tetovës, Qamili: Buzëqeshja e fëmijëve janë dhurata më e madhe për ne

Para 3 orë

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, në çerdhet e Tetovës është organizuar një aktivitet humanitar për fëmijët, duke sjellë atmosferë festive dhe gëzim.
Në bashkëpunim me Agimi i Bamirësisë, zv/kryetari i Tetovës, Albi Qamili kanë shpërndarë pako me dhurata për më të vegjlit, të cilët i pritën me buzëqeshje dhe entuziazëm.

“Festa e Bajramit në çerdhet e Tetovës!Së bashku me shoqatën humanitare “Agimi i Bamirësisë”, sot shpërndam pako me dhurata për fëmijët e çerdheve në Tetovë, me rastin e Fitër Bajramit!
Buzëqeshjet e tyre të sinqerta dhe sytë plot gëzim janë dhurata më e madhe për ne! Falënderoj shoqatën për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm që jep!Gëzuar!”, shkruan Albi Qamili.

Trending