Shoqata Ensar, gjatë muajit të Ramazanit 2026 (1447 Hixhri), ka realizuar një sërë aktivitetesh sociale dhe shpirtërore në qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, të dedikuara për familjet në nevojë. Me synimin për të ruajtur dhe përforcuar frymën e solidaritetit dhe vëllazërisë që karakterizon këtë muaj të shenjtë, shoqata “Ensar” me seli në Shkup, ka zhvilluar intensivisht me aktivitete humanitare dhe po ashtu edhe programe të veçanta gjatë muajit të Ramazanit.
Disa nga aktivitetet e shoqatës “Ensar” gjatë muajit të Ramazanit:
1. Ndihma Humanitare
Gjatë muajit të Ramazanit janë shpërndarë gjithsej 785 pako ushqimore dhe kupona ushqimi për familjet në nevojë. Këto ndihma nuk kanë qenë të kufizuar vetëm në kryeqytetin Shkup, por janë realizuar edhe në rajone tjera.
Shpërndarja e ndihmave është bërë në këto zona: Qyteti i Shkupit dhe rrethina, Vasilevë / Strumicë (Gradaşor, Staro Baldovci dhe Mahalla e Epërme), Radovish, Vinicë, Koçan, Crnik, Vrapçisht / Gostivar dhe Veles.
Falë këtyre ndihmave, shumë familje kanë mundur të përmbushin nevojat bazë ushqimore gjatë muajit të Ramazanit.
2. Programi i Mukabeles (Leximi i Kur’anit Famëlart)
Gjatë gjithë muajit të Ramazanit, në Qendrën Kulturore “Yiğit Paşa” është organizuar program mukabeleje për gratë.
Mukabelja (Leximi i Kur’anit) është realizuar nga 4 hafize dhe është ndjekur rregullisht nga pjesëmarrëset gjatë gjithë muajit. Programi ka përfunduar me lutjen e hatmes në Natën e Kadrit.
3. Programet e iftarit
Në Qendrën Kulturore “Yiğit Paşa” janë organizuar 4 iftare të veçanta për grupe të ndryshme: anëtarë të këshillit, afaristë, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë universitarë, për gratë pjesëmarrëse në mukabele si dhe përfaqësues të institucioneve.
Gjithashtu, së bashku me nxënësit e kurseve është organizuar një iftar në Bezisten.
Në total, 225 persona janë bashkuar rreth sofrave të iftarit, duke përjetuar së bashku frymën e solidaritetit dhe vëllazërisë së Ramazanit.
4. Iftar dhe Syfyr për studentët
Gjatë muajit të Ramazanit janë organizuar iftare dhe syfyre për studentët universitarë që qëndrojnë në konviktet e shoqatës “Ensar”.
Qëllimi i këtyre programeve ka qenë që studentët ta përjetojnë së bashku atmosferën e Ramazanit dhe të forcojnë solidaritetin shoqëror.
5. Shpërndarja e Zekatit
Gjatë Ramazanit, me mbështetjen e fondacionit IHH, janë shpërndarë ndihma në formë zekati për 95 studentë të konvikteve dhe universiteteve. Ky kontribut ka ndihmuar në mbështetjen e tyre arsimore.
Përmes këtyre aktiviteteve të realizuara gjatë muajit të Ramazanit, synimi ynë ka qenë të ndihmojmë familjet në nevojë dhe njëkohësisht të forcojmë ndjenjën e solidaritetit dhe vëllazërisë në shoqëri”, thuhet në komunikatën e shoqatës “Ensar”.










