Qarkullimi në rrugët shtetërore në Maqedoni këtë mëngjes zhvillohet pa pengesa dhe kryesisht në rrugë të thata, njoftojnë nga Auto Moto Lidhja i Maqedonisë (AMSM) në raportin e fundit, përcjell tetova1
Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga pala maqedonase nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga AMSM apelojnë që drejtuesit e mjeteve të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar në segmentet që kalojnë nëpër gryka, lugina dhe afër lumenjve, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut dhe gurëve.
Sa i përket infrastrukturës rrugore, në disa akse në të gjithë vendin po zhvillohen punime ndërtimore dhe ka regjim të përkohshëm të trafikut. Ndër segmentet më të prekura janë autostrada pranë Bllacës, aksi rrugor Prilep–Manastit, si dhe disa rrugë rajonale ku qarkullimi zhvillohet me devijime ose kufizime.
Gjithashtu, aksi Ohër–Prespë përmes Parku Kombëtar Galiçicë mbetet i mbyllur për qarkullim deri në fund të marsit.
Autoritetet rekomandojnë drejtim të kujdesshëm dhe informim të vazhdueshëm për gjendjen e rrugëve, veçanërisht për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe punimeve aktive në disa segmente në gjithë vendin./tetova1.mk






