Në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur xhamitë për të falur namazin e Fitër Bajramit.
Sipas raportimeve, numri i madh i besimtarëve bëri që shumë prej tyre të mos arrinin të futeshin brenda xhamive, ndaj një pjesë e madhe e xhematit e falën namazin edhe nëpër rrugë dhe hapësira përreth.
Pamjet nga Moska tregojnë turma të mëdha qytetarësh të mbledhur që në orët e hershme të mëngjesit për të kremtuar një nga festat më të rëndësishme të botës islame.
Trending










