Trendy

Lypësja 27 vjeçare vjedh ar në Tetovë, arrestohet nga policia

Para 3 orë

Më 19.03.2026, rreth orës 16:00, në Tetovë, në rrugën “Strasho Pinxhur”, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria L.I. (27) nga fshati Berancë, Republika e Malit të Zi, përcjell tetova1

Arrestimi është bërë pas një denoncimi të mëparshëm nga A.H. (31) nga Tetova, i cili ka raportuar se nga dyqani i tij i arit në Tetovë, një grua që kërkonte lëmoshë ka arritur të marrë sende ari.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës./tetova1.mk

Trending