Më 19.03.2026, rreth orës 11:45, në rrugën rajonale Jegunovcë–Radushë, në fshatin Jegunovcë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria M.S. (20) nga fshati Dobroshtë, rajoni i Tetovës.
Gjatë një kontrolli në komunikacion, policia ka ndaluar një veturë të tipit “Ford” me targa të Tetovës, të cilën e drejtonte M.S., dhe pas verifikimeve është konstatuar se ajo po e voziste automjetin pa pasur të dhënë provimin e shoferit.
Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të parashtrohet kallëzim përkatës./tetova1.mk










