Maqedoni

Anëtari i KSHZ-së zgjedhet më 28 shkurt, Zendeli: Nuk pres pengesa nga shumica parlamentare

Autori

Autori

Portali Tetova

February 19, 2024, 02:02

Formati i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të plotësohet më së voni më 28 shkurt. Në koordinimin në Kuvend, seanca për zgjedhjen e Abdush Demirit për anëtar të KSHZ-së nga radhët e opozitës është planifikuar javën e ardhshme. Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli tha se nuk pret më pengesa nga shumica parlamentare.

“Si datë e sigurt kur mund të votohet kandidati Abdush Demiri është 28 shkurti. Bëhet fjalë për një javë dhe jo më tepër. Nuk presim të ketë vështirësi për kandidatin e opozitës shqiptare, veçanërisht tani kur LSDM-ja në mbledhje të komisionit tregoi gatishmëri që t’i respekton dispozitat ligjore me qëllim konstituimin e KSHZ-së”, deklaroi Fadil Zendeli, Deputet i Lëvizjes Besa.

Anëtari i KSHZ-së u zvarrit me muaj. Opozita shqiptare e kërkoi atë duke u bazuar në dispozitat e Kodit Zgjedhor, por Aleanca për Shqiptarët deri para pak javëve këmbëngulte se anëtari u takon atyre duke u thirrur në një situatë paraprake dhe jo gjendjen faktike zgjedhore ashtu siç parashikonte ligji. Në Komisionin për zgjedhje dhe emërime procedura u zvarrit me muaj, ndërsa opozita shqiptare alarmoi misionet vëzhguese në vend për pasojat që mund t’i sjell mungesa e anëtarët të opozitës në institucionin që organizon dhe zbaton proceset zgjedhore. Përveç komisionit, obstruksione ndaj procedurës kishte bërë edhe ish kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi me zvarritjen e seancës plenare, veprim për të cilin opozita shqiptare kishte reaguar disa herë. Për një pozitë në KSHZ u paraqitën 5 anëtarë, ndërsa së fundi nga gara u tërhoq ish deputeti Zulfi Adili. Vendi vakant në KSHZ mbeti pas dorëheqjes së Krenar Llogës nga kjo pozitë për shkak të emërimit të tij si ministër i Drejtësisë. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA